Ozil në mbështetje të Low

dardanmiftari | Sunday, July 01, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, i ka dalë në mbështetje trajnerit të kritikuar të Gjermanisë, Joachim Low.

‘Die Mannschaft’ konsideroheshin favoritët kryesorë për ta fituar Kampionatin e sivjetmë Evropian, mirëpo eliminimi në gjysmëfinale nga Italia, ka bërë që përzgjedhësi i përfaqësueses të jetë pranë shkarkimit.

“Nuk duhet të ndryshojmë gjithçka për një rezultat. Ne fituan 15 ndeshje me të njëjtin ekip. Për shkak të një rezultati të ngushtë, tri ndeshjet në fazën grupore janë anashkaluar dhe tash po flitet rreth shkarkimit të trajnerit”.

“Kemi marrë shumë lëvdata me vite të tëra, sidomos nga jashtë, prandaj si mund të jetë gjithçka gabim tash?”.

“Për të fituar një titull, gjithçka duhet të jetë mirë. Por duhet të kesh edhe fat. Është arritje e madhe të jesh katër herë radhazi në gjysmëfinale (KB 2006, Euro 2008, KB 2010 dhe Euro 2012). Po bëjmë gjithçka të fitojmë një titull, por nuk është lehtë”, ka thënë Ozil për Welt am Sonntag.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...