Pajtohen Haye dhe Chisora

dardanmiftari | Sunday, July 15, 2012 | 0 Komente

David Haye dhe Dereck Chisora kanë deklaruar se konflikti i tyre ka marrë fund pasi i sqaruan gjërat në Upton Park të shtunën mbrëma.

Pesë muaj më parë në Munich që të dy boksierët u përleshën në një konferencë për shtyp, në atë që u tha se ishte njolla e zezë e boksit modern. Sidoqoftë, Haye arriti ta nokautoj në ring Chisoran dhe për të dy protagonistët konflikti ka marrë fund.

“Çfarë do problemi që kam pasur me Chisoran, sot (e shtunë) mendoj se ka marrë fund dhe shpresoj që të jetë kështu edhe nga ana e tij”, ka theksuar Haye.

“Konflikti ka marrë fund edhe për mua, tani mund të shkojmë në restorantet e njëjta, ashtu sikurse në klubet e njëjta të natës. Pas kësaj lufte, gjithçka u sqarua. Unë kam humbur 20 mijë funte, por dueli ishte i mrekullueshëm. Shpresoj që njerëzit janë ndarë të kënaqur”, ka thënë Chisora.

David Haye pritet që së shpejti të takohet me njërin prej vëllezërve Klitschko, me të cilët ka edhe shumë hesape të pa sqaruara.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...