Princ Felipe: Spanja e pa mposhtshme
Trashëgimtari i fronit mbretëror spanjoll, Princi Felipe, ka pohuar se Spanja është e pa mposhtshme në futboll, pas triumfit prej 4-0 ndaj Italisë në finalen e kampionatit evropian të dielën.
“Është luks të jemi me një ekip që na ka dhënë aq shumë kënaqësi. Këta lojtarë janë të pa mposhtshëm. Shpeshherë nuk është dita juaj. Italia ishte pa fat me lëndimin e lojtarit. Pranë rezultatit 2-0, ndeshja ishte e mbyllur”.
“Nderi i drejtimit të këtij ekipi që po bën gjithë këto gjëra është gjë e madhe për Vicente Del Bosquen”, ka thënë princi.
Category: Euro 2012
0 Komente