Rangers në ligën e tretë të Skocisë

dardanmiftari | Friday, July 13, 2012 | 0 Komente

Klubi më prestigjioz skocez, Rangers, do të fillojë sezonin e ri në krye me Charles Green në divizionin e tretë, pasi ankesa për të luajtur në divizionin e parë është refuzuar nga klubet rivale.

25 nga 30 klube kanë votuar që Rangers të luajë në divizionin e tretë dhe jo në divizionin e parë, gjë që përbën goditje të rëndë për klubin më të trofeshëm skocez.

Klubi i futbollit Rangers falimentoi gjatë sezonit të kaluar, duke u dënuar së pari me pikë dhe tani edhe duke u dëbuar në rangjet më të ulëta të futbollit skocez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...