Rodgers: Tifozët do ta duan Borinin

dardanmiftari | Saturday, July 14, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, është shprehur optimist për të ardhmen e Fabio Borinit në Anfield, duke thënë se ai do të bëhet ikonë e tifozëve.

“Tifozët do ta duan atë. Ai është talent i madh, është vetëm 21 vjeç, ai shënon gola dhe pasioni i tij, fokusi, përqëndrimi është shumë i rëndësishëm për lojën tonë – ai është një lojtar i madh”.

“Unë e njoh atë që nga mosha 16 vjeçare. Te Chelsea e morrëm nga Bolonja në atë moshë dhe ai ka përparuar shumë si lojtar i ri sa që luajti edhe për ekipin e parë të Chelseat. Nuk funksionoi aq pasi nuk arriti marrëveshje kontraktuale, por unë e mora te Sëansea dhe ai la përshtypje, sa që shkoi te Roma”.

“Siç e thash, ai është golashënues tipik, ai është lojtar shumë funksional që mund të luajë në disa pozicione, është dikush që mendoj se ka shumë vlera”, ka thënë Rodgers.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...