Sahin ofrohet në shkëmbim të Modric

dardanmiftari | Friday, July 13, 2012 | 0 Komente

Real Madridi ende është duke u munduar ta bindë Tottenhamin të pranojë ofertë shkëmbimi për Luka Modric.

Daily Mail shkruan se Reali është i bindur se, pavarësisht interesimit nga Paris St Germain dhe klubet e Ligës Premier, kroati tashmë ka zgjedhur klubin spanjoll dhe nuk është i interesuar të shkojë tjetër kund.

Ata kanë pranuar se Tottenhami kërkon 35 milionë funte për lojtarin, por ende nuk kanë vendosur si ta paguajnë atë.

Nuri Sahin nuk është duke luajtur dhe ka një pagë prej 90 mijë funtesh në javë. Ai ka biseduar me Malagan dhe Borussia Dortmund, por Reali dëshiron t’ia ofrojë atë Tottenhamin.

Reali është i gatshëm ta ofrojë atë edhe në formë huazimi dhe t’ia paguajë një pjesë të pagës, me qëllim që të ulë shumën e transferimit për Modric.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...