Sanchez: Reali më kënaqësi të shikohet se Barca

dardanmiftari | Friday, July 13, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Real Madridit, Hugo Sanches, thotë se ai kënaqet me stilin e lojës të cilën e aplikon trajneri Jose Mourinho.

“Personalisht preferoj stilin e lojës së Real Madridit krahasuar me stilin Barcelonës. Më pëlqen loja e drejtpërdrejtë dhe eksplozive”.

“Është një stil që gjithmonë i ka shërbyer mirë Madridit. Nëse ne pranojmë një gol, ne shënojmë tre gola. Nëse ata shënojnë dy, ne shënojmë pesë herë”.

“Ju duhet të jeni agresiv dhe të luani në ritëm të lartë me pasime vertikale. Dhe sigurisht, ju duhet të jeni të fuqishëm edhe në mbrojtje”.

“Mourinho e ka bërë atë një ekip të ekuilibruar në mënyrë të përkryer. Jam i bindur se ata mund të fitojnë tre ose katër tituj të njëpasnjëshëm me Mourinhon në drejtim. Ata mund madje t’i kthejnë ditët e arta” ka thënë Sanches.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...