Shqiptari pozitiv në doping test, përjashtohet nga Olimpiada

dardanmiftari | Friday, July 27, 2012 | 0 Komente

Peshngritësi shqiptar, Hysen Pulaku, është përjashtuar nga Lojërat Olimpike, Londra 2012, pasi ka rezultuar pozitiv edhe në testin e dytë anti-doping.

Sipas një raporti të Komitetit Olimpik Shqiptar, Pulaku rezuloi pozitiv gjatë një kontrolle të befasishme të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Pulaku nuk i ka pranuar në asnjë moment rezultatet e këtij testi, duke thënë se ai nuk ka konsumuar substanca të ndaluara dhe është pajtuar që t’i nënshtrohet një testi të dytë, i cili ka rezultuar sërish pozitiv.

Shefi i delegacionit shqiptar në Londër, Viron Bezhani, ka konfirmuar se Shqipëria do të përfaqësohet nga vetëm 10 sportistë, pasi Pulaku është përjashtuar nga këto Lojëra Olimpike dhe atë e presin edhe dënime tjera nga ICO, autoritetet shqiptare dhe Federata Botërore e Peshëngritjes.

Pulaku është i vetmi peshëngritës, i cili nuk u është nënshtruar testeve anti-doping para Lojërave Olimpike, ndërsa kontrollimi i befasishëm e zuri atë në ‘ofsajd’, duke bërë që planet e tij për sukses jo të drejtë të dështojnë.

Është ky një fillim jo i mbarë i Lojërave Olimpike për shqiptarët, organizim ky që do të hapet në një ceremoni madhështore sonte mbrëma me fillim nga ora 22:00.

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...