“Spanja nuk është më e mira në histori”

dardanmiftari | Friday, July 06, 2012 | 0 Komente

Ish-mesfsuhori i Ajaxit, Gerrie Muhren, ndjen se Spanja nuk është ekipi më i mirë në histori dhe beson se ekipi që humbi në finalen e Botërorit 1974 do ta kishte mposhtur Spanjën e ditëve të sotme.

“Spanja është ekip legjendar për shkak të mënyrës se si ka luajtur. Sidoqoftë, unë nuk do të kisha shkuar aq larg sa për të thënë se janë më të mirë në histori”.

“Ekipi i Holandës i vitit 1974 ishte shumë i fortë. Ata do ta kishin mposhtur Spanjën sot. Ata ishin më të drejtpërdrejt në sulme. Spanja është ekip i durueshëm. Është e vështirë të krahasosh epokat. Rrethanat janë ndryshe. Ne ishim të fuqishëm në mbrojtje, sulm dhe mesfushë dhe do ta kishim mopshtur Spanjën. Spanja do të ishte e kompletuar me një lojtar si Cruyff”, ka potencuar për Gola, Muhren.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...