Stramaccioni opsioni më i mirë pas Mourinhos
Andrea Stramaccioni është njeriu i duhur që do t’i ndihmojë Interit të kthehet sërish në maje, pas sezonit zhgënjyes – ka thënë Wesley Sneijder.
Që nga largimi i Jose Mourinhos, zikaltrit kanë ndërruar disa trajnerë, ndërsa mesfushori holandez konsideron se më në fund e kanë gjetur të duhurin.
“Stramaccioni është opsioni më i mirë për Interin pas Mourinhos”.
“Klubi po ndërton një të ardhme të re, ndërsa Stramaccioni është trajneri ideal për Interin në këtë periudhë. Ai ka plane të mëdha me skuadrën”, u ka thënë Sneijder gazetarëve.
Category: Futboll

















0 Komente