Tello: Nuk ka si Barcelona

dardanmiftari | Sunday, July 08, 2012 | 0 Komente

Anësori spanjoll, Cristian Tello, nuk mendon të largohet nga Barcelona në një të ardhme të afërt.

Është spekuluar se 20-vjeçari mund t’i bashkohet Atletico Madridit, mirëpo ai dëshiron ta vazhdojë karrierën në Camp Nou.

“Thashethemet për largim? Unë kam kontratë me Barcën dhe shpresoj të qëndroj këtu edhe për shumë vite. Nuk ka vend si Barcelona”, citon EFE fjalët e Tellos.

Futbollisti blaugran ka përshëndetur transferimin e Jordi Albas, ndërsa ka thënë se katalunasve do t’u mungojë i sapolarguari, Seydou Keita.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...