Tifozët e Bocas kërkojnë qëndrimin e Riquelmes

dardanmiftari | Tuesday, July 10, 2012 | 0 Komente

Tifozët e Boca Juniors kanë dalë neper rrugë për të kërkuar që idhulli i tyre, Juan Roman Riquelme, të qëndrojë në skuadër.

34-vjeçari pritet ta vazhdojë karrierën në një klub tjetër, mirëpo tifozët e Bocas janë të vendosur që ta mbajnë atë.

Rreth 6.000 tifozë u grumbulluan në stadiumin Xeneize të hënën, ndërsa mijëra të tjerë mbushën rrugët e Buenos Airesit dhe qyteteve tjera nëpër Argjentinë me një qëllim që Riquelme të mos shkojë.

Klubet braziliane, Cruzeiro dhe Flamengo, kanë qenë të lidhur me të, ndërsa edhe një klub nga Arabia Saudite është shprehur i interesuar për transferimin e argjentinasit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...