Torres golashënuesi më i mirë i Euro 2012

dardanmiftari | Monday, July 02, 2012 | 0 Komente

Fernando Torres është shpallur golashënuesi më i mirë i Euro 2012, pasi me golin e tij të realizuar ndaj Italisë, ai arriti në kuotën te tri golave, që ishin të mjaftueshëm për ta shpallur atë golashënuesin më të mirë.

Edhe pse janë edhe pesë lojtarë të tjerë (Mario Gomez, Alan Dzagoev, Mario Mandzukic, Mario Balotelli dhe Cristiano Ronaldo) që kanë shënuar nga tri gola, Torres ka më pak minuta të luajtur se të gjithë emrat e lartpërmendur dhe rregulloret e FIFA-s thonë se Torres është fitues i Këpucës së Artë.

Është ky një sukses i jashtëzakonshëm për Torresin, i cili përjetoi një sezon të tmerrshëm te Chelsea në fillim, por me një mbarim të lumtur, pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe tani edhe Euro 2012.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...