UEFA konfirmon LK-në e të rinjve

dardanmiftari | Monday, July 02, 2012 | 0 Komente

Nga sezoni 2013-2014, do t’i shtohet një dimension i ri Ligës së Kampionëve, ka konfirmuar UEFA.

UEFA ka zbuluar se planifikon që të krijojë një Ligë të Kampionëve të moshave U19, që do të jenë përfaqësues të klubeve seniore që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve. Gara do të sfidojë NextGen Series, që ishte themeluar në vitin 2011 dhe ka një limit prej 18 vitesh ekzistimi.

Secili prej 32 klubeve që kualifikohet në Ligën e Kampionëve do të ketë të drejtën që të dërgojë klubin e vet U19 dhe ky dimension i ri nuk do të pasqyrojë nivelin e seniorëve, pasi ndeshjet e eliminimit direkt do të jenë me një ndeshje dhe gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohen në terren neutral.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...