Van Persie: Nuk do ta rinovoj kontratën

dardanmiftari | Wednesday, July 04, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Arsenalit, Robin Van Persie, ka bërë të ditur se ai nuk do ta rinovojë kontratën e tij me klubin nga Emirates, e cila skadon verën e vitit të ardhshëm.

E ardhmja e Van Persiet që një kohë të gjatë është subjekt i spekulimeve, me Manchester Cityn dhe Juventusin që po përfliten si dy klube shumë të interesuara për të.

29 vjeçari tani ka konfirmuar me anë të faqes zyrtare të tij se nuk do të zgjasë kontratën e tij me Arsenalin, duke thënë se takimi i tij me Arsene Wenger më herët gjatë vitit e ka lënë atë me shumë pikëpyetje për të ardhmen e klubit.

“Unë personalisht kam pasur sezon të mirë, por qëllimi im është të fitoj trofe me ekipin dhe të rikthej kohërat fituese te Arsenali. Për hirë të respektit ndaj Wengerit, lojtarëve dhe tifozëve, unë nuk dua të hy në detaje, por fatkeqësisht në takimin që kemi pasur, është parë qartë se ne nuk pajtohemi me mënyrën se si po shkon përpara Arsenali”.

“Unë kam menduar gjërë e gjatë për këtë, por kam vendosur të mos rinovoj kontratën time”, ka deklaruar Van Persie.

Lajmi është shokues për menaxherin Arsene Wenger, i cili ka deklaruar të martën se është e rëndësisë së lartë për të që të mbajë holandezin në klub.

Kështu, Arsenali pritet ta shesë Van Persien te ndonjë prej klubeve të interesuara, pasi nëse Van Persie qëndron edhe një vit dhe largohet në parametra zero, atëherë humbjet për klubin anglez do të jenë shumë, shumë të mëdha.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...