VdV përsërit: Do të qëndroj te Tottenhami
Mesfushori i Tottenhamit, Rafael van der Vaart, ka konfirmuar se do të qëndrojë në White Hart Lane, përkundër spekulimeve që e lidhin atë me një largim.
Klube të ndryshme nga Evropa, sidomos nga Gjermania, janë të interesuara për shërbimet e holandezit, mirëpo ai planifikon të vazhdojë me Spursat.
“Po, do të qëndroj. Kjo është gjithmonë një pyetje që duhet të parashtrohet në futboll, por unë dua të qëndroj dhe jam i lumtur këtu”, u ka thënë Van der Vaart gazetarëve.
Category: Futboll

















0 Komente