Villas-Boas dëshiron Ligën e Evropës

dardanmiftari | Thursday, July 12, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, dëshiron ta fitojë Europa League-n gjatë sezonit të tij të parë me Spursat.

“Një gjë e rëndësishme është se ne duam të luftojnë në të katër garat, veçanërisht në Europa League”.

“Kjo është gara e parë evropiane të cilën e kam fituar. Shpresoj se do të fitoj edhe të tjera. Kjo është një garë e cila ka aq shumë histori edhe në këtë klub”.

“Andaj do të doja ta zgjeroj luftën tonë për tituj në të gjitha këto gara. Nëse do të mund ta bëjmë këtë, kjo do të thotë se ne flasim për të marrë hapat e duhur drejt asaj çfarë kryetari i bordit, Daniel Levy, dëshiron për të ardhmen”, ka thënë Villas-Boas.

Portugezi më herët ka fituar Ligën e Evropës me Porton.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...