Villas-Boas: Tottenhami, i duhuri për mua

dardanmiftari | Thursday, July 12, 2012 | 0 Komente

Andre Villas-Boas është i ngazëllyer që ka marrë nën drejtim Tottenhamin.

Villas-Boas ka thënë se ka negociuar edhe me klube të tjera pas largimit nga Chelsea, por është i sigurt se ka gjetur vendin ideal për të.

“Që kur ndalova kam pasur disa diskutime me klube të tjera, disa prej tyre janë bërë publike, por gjithmonë kam dashur të pres mundësinë e duhur në kohën e duhur”.

“Pas Chelseat ishte e rëndësishme të rrethohem nga një përkushtim i duhur dhe nga njerëzit e duhur dhe mendoj se e kam gjetur këtë”, ka thënë Villas-Boas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...