Xabi: Ishim më pak euforikë

dardanmiftari | Tuesday, July 03, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, thotë se lojtarët e Spanjës nuk kanë bërë si të çmendur pasi fituan finalen e Euro 2012.

“Ndjenja e euforisë është më ndryshe se në kampionatin e kaluar evropian. Gjithçka është më e matur. Ne kemi festuar me familjet tona dhe jemi shumë të qetë. Katër sezone më herët kishte më shumë eufori”.

“Ne kemi qenë më euforik, por kështu janë gjërat dhe ne nuk mund t’i detyrojmë. Ekipi ka shumë përulje. Ne luftonim për një qëllim të përbashkët. Ne nuk deshëm të jemi shembull për askënd, ne deshëm të kthehemi te njerëzit dhe ta përcjellim lumturinë”.

“Nëse tifozët kanë festuar vetë, atëherë ne kemi bërë dyfishin. Të fitojmë tre trofetë nga tre garat e fundit është mrekulli. Kjo është hera e parë që dikush e arrin këtë, është fantastike dhe nuk e dini nëse kjo do të vazhdojë. Kjo ndodhi me ne”, ka thënë Xabi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...