Zyrtare: Vertonghen lojtar i Tottenhamit

dardanmiftari | Thursday, July 12, 2012 | 0 Komente

Tottenham edhe zyrtarisht ka konfirmuar se ka nënshkruar me mbrojtësin Jan Vertonghen nga Ajaxi me kontratë afatgjate.

Belgu është lidhur me një transferim në White Hart Lane për disa muaj, por lëvizja raportohet se ishte penguar nga kërkesat e mbrojtësit për ulje të shumës së transferimit.

25-vjeçari ka bërë 31 paraqitje si kapiten i Ajaxit sezonin e kaluar duke shënuar edhe tetë gola, për të ndihmuar klubin të fitojë titullin.

Vertonghen është nënshkrimi i dytë i trajnerit Andre Villas-Boas që nga caktimi i tij në krye të klubit londinez. Spursat tashmë kanë nënshkruar me Gylfi Sigurdsson nga Hoffenheim.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...