Blutë marrin primatin

dardanmiftari | Thursday, August 23, 2012 | 0 Komente

Chelsea ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën Premier për t’u ngjitur në krye të tabelës, megjithëse ky është vetëm fillimi. Me rezultat prej 4-2 Blutë mposhtën Readingun në Stamford Bridge.

Frank Lampard hapi serinë e golave nga penaltia (18’), mirëpo mysafirët realizuan dy gola të shpejtë me anë të Pavel Pogrebnyak (25’) dhe Danny Guthrie (29’), për të kthyer rezultatin në favor të tyre, dhe ky ishte rezultati i pjesës së parë.

Gary Cahill e barazoi rezultatin (69’), ndërsa Fernando Torres riktheu avantazhin e vendasve (81’).

Rezultatin përfundimtar e vendosi Branislav Ivanovic në minutat shtesë (90’+5). Përmendim se Eden Hazard nxori penaltinë dhe bëri dy asistime.

Chelsea me një ndeshje më shumë ka gjashtë pikë në krye të tabelës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...