Burim Kukeli i gatshëm për fanellën kuqezi

Unknown | Wednesday, August 29, 2012 | 0 Komente

Futbollisti shqiptar, i cili luan me skuadrën zvicerane Cyrihu është shprehu i gatshëm të debutoi për kombëtaren shqiptare në përballjen e parë të Grupit E për kualifikimet e botërorit “Brazili 2014”, që Shqipëria do ta ketë në Tiranë me përfaqësuesen e Qipros.

Futbollisti i Cyrihut, Burim Kukeli, i cili si futbollist profesionist është zhvilluar në Zvicër, ka konfirmuar debutimin e tij me kombëtaren shqiptare në ndeshjen e 7 shtatorit ndaj Qipros. “Jemi në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe përzgjedhësin Di Biasi.

Unë jam tejet i kënaqur me këtë fakt pasi është ndër të arriturat më të mëdha të mijat në botën e futbollit”, ka deklaruar Kukeli, i cili sa ishte në hapat e parë të futbollit kishte për bashkëlojtarë përfaqësuesin e Zvicërs, Inler kur luanin me juniorët e Solothun.

Pikërisht përballë tij pritet të jetë Kukeli edhe në përballjen e 11 shtatorit kur Shqipëria do të lanë me Zvicrën. Por në faqen zyrtare të ish klubit të tij, Luzerni kur Kukeli kishte firmosur kontratë parë profesionale në vitin 2008, shkruhet se Kukeli ka vetëm pasaportë të republikës së Kosovës dhe nuk mund të luajë për Shqipërinë.

Megjithatë futbollisti shqiptar nuk ka dashur të flas më shumë duke theksuar se deri në javën e ardhshëm do të dëshironte të prononcohet vetëm për skuadrën e tij, Cyrihu me të cilën do të luajë përballë kampionëve në fuqi zviceran, Baseli.

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...