Conte ankohet edhe te Komiteti Olimpik

Unknown | Thursday, August 30, 2012 | 0 Komente

Juventusi ka dërguar një apel te Komiteti Kombëtar Olimpik Italian (CONI ) në emër të trajnerit Antonio Conte për të zvogëluar suspendimin e tij nga futbolli.

Conte është suspenduar për dhjetë muaj nga futbolli si pasojë e përfshirjes në skandalin e montimit të ndeshjeve gjatë kohës sa ishte te Siena, ndërsa pas Federatës Italiane të Futbollit, dënimin e konfirmoi edhe Gjykata Federale e Italisë. Megjithatë, mesfushori i dikurshëm i Juves vazhdon të luftojë së bashku me klubin e tij, ashtu që ankesën e radhës e ka bërë te CONI.

Duke qenë se Conte është shpallur fajtor vetëm për njërën nga dy ndeshjet për të cilat është akuzuar, Bianconerët dhe trajneri kërkojnë që t’i jepet gjysma e dënimit, në mënyrë që të jetë në gjendje të kthehet në gjysmën e dytë të sezonit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...