Di Matteo: Chelsea i gatshëm për sezonin e ri

dardanmiftari | Saturday, August 04, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Chelseat, Roberto Di Matteo, ka thënë se nuk ka lëndime në skuadër dhe se mezi pret fillimin se sezonit të ri në Ligën Premier.

“Mendoj se kjo javë ka qenë një javë e mirë e stërvitjeve dhe përshtatjes së moduleve të lojës, pasi u kthyem në Cobham”.

“Ishte një javë e punës së madhe. Ne kemi punuar shumë disa ditë, kemi vuajtur në fillim, por më pas u rikuperuam. Stërvitjet në Amerikë ishin të shkëlqyera. Ne kemi kaluar shumë gjatë këtyre ditëve, nga integrimi i lojtarëve e deri te sistemet, niveli i përgatitjes fizike dhe sfidës që na pret të gjithë – sfidën e lëndimeve. Jemi të kënaqur me të gjitha, prandaj sezoni mund t’ia nisë që tani”, ka thënë Di Matteo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...