El Clasico: Ronaldo vs Messi

Unknown | Wednesday, August 29, 2012 | 0 Komente

Lajmet për El Clasicos nuk do ndalen aspak te SportiSot.

Tani vazhdojmë analizën për paraqitjet e Lionel Messi dhe yllit tjetër portugez,Cristiano Ronaldo. Fillojmë me argjentinasin,Lionel Messi forma e të cilit është padyshim më e mirë se e gjithë lojtarëve në botë.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Barçës,Tito Vilanova. Messi në 3 ndeshjet e fundit realizoi 5 gola për katalunasit njëri prej të cilëve edhe ndaj Real Madridit nga pika e bardhë. Argjentinasi ka thyer rekord,pasi ka realizuar katër gola në dy ndeshjet hapëse dhe këtë nuk e ka bërë askush në La Liga. Messi ishte lojtari kryesor edhe në ndeshjen ndaj Osasunas ku realizoi dy gola të shpejtë për të i’a siguruar fitoren 2-1 Barçës.

Cristiano Ronaldo nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në përgjithësi me Los Blancos. Në ndeshjen ndaj Barcelonës ishte mjaft i mirë,pasi veq golit kishte vrapuar vërtetë shumë.

Ylli portugez ende nuk e ka gjetur golin e parë në La Liga,por trajneri Jose Mourinho dhe lojtarët e Realit kanë besim në rikthimin e tij.

Të dy u cilësuan si të barabartë në ndeshjen e kaluar në El Clasico duke u notuar me notën 3.5. Por se cili do paraqitet sonte më mirë do ta shohim pas orës 22 e 30.

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...