Italia me 2 ekipe në Ch.League, Spanja me 4!

Unknown | Wednesday, August 29, 2012 | 0 Komente

Edhe këtë edicion Italia do të përfaqësohet në Ligën e Kampionëve me vetëm dy ekipe. Kjo pasi që Udinese është eliminuar nga garat kualifikuese për Champions League nga Braga. Loja e rregullt përfundoi 1 me 1, ndërsa penalltitë ishi fati i keq i italianëve. Italia do të përfaqësohet në këtë garë me Juventusin e Milanin.

Spanja do të jetë prapë me 4 ekipe në Ligën e Kampionëve pasi që Malaga e ka siguruar këtë garë duke eliminuar grekët e Panathinaikos. Vizën për Ligën e Kampionëve e fitoi edhe skuadra e Fatos Beqiraj dhe Arian Ademi, Dinamo e Zagrebit e cila mposhti Mariborin e Ibrahimit.

Skuadrat tjera që siguruan Champions League janë edhe Anderlecht dhe Bate Borisov. Sot do të mësohen të gjitha skuadrat që do të kualifikohen në këtë garë në ndeshjet e fundit kualifikuese.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...