Lamtumirë Conte, shihemi në vitin 2014!

dardanmiftari | Thursday, August 02, 2012 | 0 Komente

Tashmë është e sigurtë. Trajnerin e Juventusit, kampionin e sezonit të kaluar, Antonio Conte, e pret një dënim prej një vit e tre muajsh, për shkak të refuzimit të apelit edhe nga gjykata e apelit, vetëm një ditë pasi Komisioni Disiplinor bëri të njëjtën gjë.

Conte kërkoi dënim me tri muaj suspendim nga futbolli dhe gjobë prej 200 mijë eurosh, por pasi kërkesën e tij e hodhi poshtë Komisioni Disiplinor, është edhe gjykata e apelit ajo që refuzoi kërkesën e Contes.

Antonio Conte akuzohet se ka manipuluar ndeshjet e Serie B, sa ishte trajner i Sienës, ndërsa për përfshirje në skandalin e basteve Scommessopoli, ai pritet të dënohet me një vit e tre muaj suspendim nga aktivitetet futbollistike.

Kampioni i Italisë, Juventusi, tashmë e ka vënë në funksion ‘black-out’-in ndaj mediave, duke mos dhënë deklarata e duke mos aranzhuar as konferenca për shtyp, ndërsa kjo vjen në vazhdën e përpjekjeve për të qetësuar gjakrat nga dënimi i mundshëm i Contes.

Një gjë është e sigurtë – Juventusi duhet të fillojë të kërkojë një trajner të ri, pasi me Conten do të mund të shihet vetëm në vitin 2014.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...