Mourinho: Ekipi im, pothuajse i kompletuar

dardanmiftari | Sunday, August 05, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, mendon se skuadra e tij është pothuajse e kompletuar para fillimit të sezonit të ri, teksa Los Blancos kërkojnë ripërsëritjen e sukseseve të sezonit të kaluar.

“Ne jemi duke u përgatitur në mënyrë rigoroze, sepse e dimë se nuk do të jetë lehtë, përkundrazi”.

“Skuadra jonë është pothuajse e kompletuar. Këta janë lojtarë shumë të veçantë, disa prej më të mirëve në botë”.

“Ekziston shumë pasion kur bie fjala për Realin dhe Ligën e Kampionëve, por ne duam të fitojmë trofe. Për mendimin tim, të fitojmë kampionatin me rekord pikësh është diçka e vështirë për t’u arritur dhe para së gjithash unike”, ka deklaruar 49 vjeçari.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...