Mourinho: Jap Superkupën për La Ligën

Unknown | Thursday, August 23, 2012 | 0 Komente


Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka bërë të qartë se ai do të dëshironte më parë që ekipi i tij të mbronte titullin në La Liga, se sa të mposhtë Barcelonën në Superkupë.

“Nëse do të kisha mundësi, menjëherë do të kisha pranuar humbjen në Superkupë për të mbrojtur titullin në La Liga. Unë do ta kisha dhënë Superrkupën nëse kjo do t’u jipte motivim lojtarëve të mi për të fituar kampionatin”.

“Superkupa nuk ndikon te kampionati. Nuk ka kurrfarë ndikimi dhe është e thjesht pasi është më pak e rëndësishme se sa katër garat tjera që do marrim pjesë këtë sezon”.

“Kjo nuk përcakton se si do të jetë sezoni jonë. Mendoj se kur klubet rivale takohen, ato gjithmonë duan të fitojnë. Për këtë arsye, të fitojmë Superkupën është me rëndësi, me rëndësi për rivalitetin dhe tifozët, pasi nuk ndikon në pjesën tjetër të sezonit”, ka theksuar Mourinho.

Portugezi më pas foli edhe për ndërrimet në personel te Barcelona, duke thënë me lojtarët e rinj, katalanasit janë forcuar.

“Barcelona është ekip që praktikisht ka lojtarët e njëjtë sikurse sezonin e kaluar. Ata kanë stilin e njëjtë të lojës dhe kanë ndryshuar shumë pak tani që kanë dy lojtarë të rinj. Do të ketë dallime të vogla, por për mua është e njëjta Barcelonë, ekip me shumë cilësi, lojtarë të mëdhenj, por nuk shoh aq dallime me sezonet e kaluara”, përfundoi portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...