Presidenti Laska rikthen në Laç Stavri Nicën

Unknown | Wednesday, August 29, 2012 | 0 Komente

Nga Nderim Goci

Vetëm një ditë pas dorëheqjes së trajnerit Përparim Daiu është gjetur zëvendësuesi i tij, i cili është durrsaku i mirënjohur në ambientin kurbinas Drejtuesit e skuadrës së Laçit e kanë gjetur menjëherë trajneri e ri, i cili është Stavri Nica.

Pas dorëheqjes se trajnerit Përparim Daiu dy ditë më parë, në stolin laçian është ulur një njeri, i cili e njeh shumë mirë atë, pikërisht Stavri Nica. Lajmin e bën të ditur për “Sportin shqiptar” drejtori teknik i skuadrës laçiane, Ylber Zani.

Ndërkohë, në krah të trajnerit Stavri Nica do të jenë Ilir Biturku dhe Kastriot Rama, të cilët do të përbëjnë stafin e ri teknik. Ky staf, pasi është prezantuar para ekipit, ka nisur që dje nga puna. Të hënën në mbrëmje dha dorëheqjen nga stoli i Laçit trajneri kavajas, Përparim Daiu. Ai bëri të ditur se e morri këtë vendim për arsye personale, pa dhënë detaje të tjera.

Menjëherë doli në skenë emri i Stavri Nicës, që është mjaft i njohur në ambientin futbolldashës në laçian. Trajneri durrsak ka qenë disa herë në krye të Laçit dhe e ka drejtuar me sukses atë, duke e çuar deri në Kupat e Europës.

Nica Për “Sportin shqiptar”, trajneri i rikthyer te Laçi, Stavri Nica, do të shprehej: “Unë nuk e kam nevojën e prezantimit te kjo skuadër, pasi njihem me shumicën dërrmuese të futbollistëve. Kam qenë edhe më parë në krye të Laçit dhe e njoh shumë mirë ambientin dhe mendësinë. Kam dëshirë të qëndroj sa më gjatë me këtë skuadër, që ka grintë dhe pa dyshim që do të ecë përpara.

Objektivi? Të jemi sa më lart në tabelën e renditjes në fund të këtij kampionati”. Flamurtari Pas prezantimit të trajnerit të ri, skuadra ka vijuar normalisht seancat stërvitore. Ditën e premte kjo skuadër do të luajë ndeshjen e dytë të kampionatit në fushën e Flamurtarit.

Kjo është transferta e parë për kurbinasit, të cilët nuk shkuan më shumë se barazimi në ndeshjen me Besën, edhe pse luajtën në fushën e tyre.

Me ardhjen e trajnerit Stavri Nica, besohet se Laçi do të bëjë diçka pozitive edhe në Vlorë, pavarësisht se do të luajë me një nga pretendentët kryesorë për titullin kampion. Flamurtari vjen pas një barazimi dhe do të kërkojë me çdo kusht të bëjë kthesën në fushën e tij, por laçianët nuk i frikëson aspak ky fakt.

Trajneri Nica ia njeh shumë mirë “huqet” Laçit dhe me siguri dora e tij do të ndihet shumë shpejt, pse jo dhe që në ndeshjen e së premtes me vlonjatët.

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...