Spurs afër nënshkrimit me Hugo Lloris

Unknown | Wednesday, August 29, 2012 | 0 Komente

Tottenhami shpreson të kompletojë transferimin e portierit të Lyonit, Hugo Lloris gjatë ditëve në vijim.

Dy klubet raportohet se formalisht janë marrë vesh për shumën, e cila do të jetë rreth 15 milionë euro, dhe klubi londinez tash duhet të arrijë marrëveshje për kushtet personale me lojtarin.

Tottenhami kishte zhvilluar negociata me Lyonin edhe më herët gjatë verës, por skuadra franceze kishte refuzuar ofertën prej 15 milionë euro pasi kërkonte 17 milionë. Spurs kërkojnë t’i harxhojnë 42 milionë eurot e fituara nga shitja e Luka Modric te Real Madridi, dhe janë në prag të nënshkrimit edhe me mesfushorin e Fulhamit, Moussa Dembele. Edhe sulmuesi i Shakhtar Donetsk, Willian, po ashtu pritet t’i bashkohet klubit në një marrëveshje të vlefshme rreh 19 milionë euro, ndërsa një opsion dytësor është edhe Ibrahim Afellay nga Barcelona.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...