Transferimet që mund të ndodhin në 48 orët e fundit

Unknown | Thursday, August 30, 2012 | 0 Komente


Tani do t’i shihni edhe disa transferime që mund të realizohen në 48 orët e fundit të afatit kalimtar veror.
Nesër edhe zyrtarisht do mbyllet afati kalimtar veror mjaftë i pasur me transfere.
1. De Jong nga Man.City te Milani
Nigel De Jong ishte kërkuar edhe nga skuadra e Interit,por kjo u dorëzua në garë për holandezin.Tani ai mund të transferohet te skuadra e Milanit,pasi kjo e fundit u fut në kriz pas largimeve.
2.Ibrahim Afellay nga Barcelona te Schalke
Holandezi pritet të largohet nga katalunasit në form huazimi dhe Schalke mund të jetë destinacioni i tij,pasi hapësira do jetë e madhe për atë.
3.Kaka nga Reali te Milani ose Sao Paulo
Leite Kaka do largohet sigurisht nga skuadra e Real Madridit,pasi hapësira e tij për të luajtur u zvogëlua sidomos pas transferimit të Luka Modric.Sao Paulo dhe Milan janë destinacionet e tij.
4.Hugo Lloris nga Lyon te Tottenham
Tottenhami nuk arriti transferimin e Julio Cesar,por ndoshta do arrijë transferimin e yllit të Lyon,Hugo Lloris.Portieri francez do vendosë mes Lyon ose klubit londinez.
5.Van der Vaart nga Tottenham te Hamburg
As Van der Vaart nuk e ka vendin e sigurt te skuadra e Tottenham.Largimi i tij është shumë i mundshëm dhe ndoshta ai do transferohet te skuadra e Hamburg.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...