US Open: Serena vazhdon, Venus dështon

Unknown | Friday, August 31, 2012 | 0 Komente

Amerikania Serena Williams i ka mbijetuar njërës prej ditëve të rralla të këqija në fushë për të mposhtur spanjollen Maria Jose Martinez Sanchez dhe për të siguruar kalimin në vendin e tretë të US Open.


Kampionia e Wimbledonit dhe e Olimpiadës, që është edhe favorite për të fituar titullin në US Open, pati nevojë për 82 minuta për të shënuar fitore në dy sete (6-2, 6-4) ndaj 30-vjeçares Martinez Sanchez.
Serena filloi shkëlqyeshëm ndeshjen duke fituar 12 pikë të njëpasnjëshme për të udhëhequr 4-1, por pastaj bëri disa gabime të thjeshta për t’ia vështirësuar gjërat vetes.
Ndryshe nga Serena, motra e saj Venus nuk i ka mbijetuar ditës së keqe, duke u eliminuar nga gjermania Angelique Kerber në tre sete (6-2, 5-7, 7-5).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...