Villas Boas synon top katërshin
Trajneri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, thotë se përfundimi në top katërsh është caku për këtë sezon.
“Mirë e kam thënë edhe më herët, shpresoj se kualifikimi në Ligën e Kampionëve do të ishte një arritje shumë e mirë, kërcënuese për ligën, do të ishte një ambicie e madhe”.
“Është vështirë ta mendoni konkurrencën që keni në Ligën Premier, me shumicën e klubeve që janë të gatshme të investojnë dhe të jenë një hap para nesh, sa i takon përgatitjeve dhe ndërtimit të skuadrës”.
“Por, kjo është ajo që ne i propozojmë vetes për këtë sezon dhe është e qartë se do të dëshironim të shtojmë më shumë trofe në kabinetin tonë, andaj do të mundohemi fuqishëm në të gjitha garat”, ka thënë portugezi.
Category: Futboll
0 Komente