Xhani shet aksionet, Sallaku pronari i ri i Partizanit

Unknown | Wednesday, August 29, 2012 | 0 Komente

TIRANE- Albert Xhani ka shitur aksionet e tij te klubi Partizani, duke i hapur kështu rrugën një epoke të re në klubin legjendar të Shqipërisë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Xhani të hënën në mbrëmje, sipas të cilit, është konkluduar marrëveshja për kalimin e pronësisë te biznesmeni Lulëzim Sallaku.

Xhani zotëronte 60 % të aksioneve të klubit, sipas dokumentit të QKR-së, aksione të cilat i kanë kaluar të gjitha Sallakut. Ky i fundit do të mbajë edhe postin e administratorit të Partizanit, duke i dhënë kështu fund një amullie të krijuar prej muajsh të tërë në lidhje me këtë klub.

Partizani për momentin luan në Kategorinë e Parë, ndërsa mbetet ende skuadra me më shumë tifozë në Shqipëri. (m.a/a.latifi/BalkanWeb)

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...