As Jordi Alba nuk luan ndaj Getafes

dardanmiftari | Friday, September 14, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, është lënë jashtë sfidës së kësaj fundjave ndaj Getafes, pasi ka dështuar të rikuperohet nga gripi.

23-vjeçari i bashkohet kështu Andres Iniestas dhe Alexis Sanchezit, të cilët po ashtu nuk do të luajnë ndaj Getafes për shkak të lëndimeve.

Vilanova ka ftuar 19 futbollistë (17 nga ekipi i parë plus Tellon dhe Deulofeu nga Barcelona B) për sfidën e rëndësishme ndaj Getafes të shtunën mbrëma.

Barcelona është mposhtur sezonin e kaluar nga Getafe në Coliseum Alfonso Perez me rezultat 1-0.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...