Bartomeu: Barca do të harxhojë verën e ardhshme
Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, thotë se ata do të kenë para shtesë për të harxhuar në afatin kalimtar verën e ardhshme.
Bartomeu thotë se ata nuk i kanë shpenzuar të gjitha paratë që i kanë pasur në dispozicion në këtë afat kalimtar.
“Ne nuk kemi harxhuar të gjitha që i kemi pasur në buxhet dhe si rrjedhojë ajo çfarë mbetet do të harxhohet në sezonin e ardhshëm”.
“Por më shumë se paratë, do të doja të them se secilin sezon ne përpiqemi të plotësojnë atë çfarë stafi stërvitor kërkon nga ne dhe mendoj se ne kemi bërë gjithçka në tre vitet sa kemi qenë këtu”, ka thënë Bartomeu.
Category: Futboll
0 Komente