Buffon i ngazëllyer për rikthimin në LK
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është i ngazëllyer që është duke u përgatitur për Ligën e Kampionëve sërish.
Juve do të rikthehet në garën më të madhe evropiane për të parën herë që nga sezoni 2009/10, kur Bianconerët dështuan të dalin nga grupi, ku ishin Bordeaux, Bayern Munich dhe Maccabi Haifa.
“Do të jem i lumtur të dëgjoj melodinë e Ligës së Kampionëve sërish. E kam dëgjuar shumë nga shtëpia ime gjatë këtyre viteve dhe nuk kam menduar se ashtu duhej të ndodhte”, ka thënë Buffon.
Category: Futboll
0 Komente