Cana: Do të luaj edhe i dëmtuar
Kapiteni i kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, thotë se ai do të jetë në fushë të premten për ndeshjen kundër Qipros pavarësisht se nuk është në formë të plotë.
Mesfushori kosovar është ende i dëmtuar dhe ka dhimbje në shpinë që e ka mbajtur atë jashtë ndeshjeve me klubin e tij Lazion, por ai thotë se do të japë maksimumin për të luajtur të premten në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2014.
“Jam dëmtuar para një jave dhe për këtë shkak kam munguar edhe në dy ndeshjet e fundit të Lacios, në Europa League dhe së fundi në kampionat, kundër Palermos. Nuk jam në gjendjen më të mirë, por po mundohem që të jem gati të premten. Ndiej ende shqetësime në shpinë dhe besoj se do t’i kem ndoshta dhe për një periudhe dyjavore”.
“Gjithsesi, jam duke punuar ngushtë me stafin mjekësor të kombëtares dhe trajnerin, por dua ta theksoj se, do të jem patjetër në fushë kundër Qipros, për ta ndihmuar skuadrën. Prezenca ime do të jetë sigurisht për të fituar ndeshjen”, ka thënë Cana për Sporti Shqiptar.
Category: Futboll
0 Komente