Capello paralajmëron Milanin nga Zeniti

dardanmiftari | Thursday, September 13, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Rusisë, Fabio Capello, ka paralajmëruar Milanin se e pret një test i vështirë kundër Zenit St Petersburg në Ligën e Kampionëve.

“Është vështirë të thuash diçka për Milanin. Ata kanë humbur dy prej lojtarëve më të mirë, andaj vuajnë. Ata duhet patjetër të bëjnë një fillim të mbarë në Ligën e Kampionëve në shtëpi kundër Anderlechtit”.

“Skuadra nga Brukseli nuk është më ekipi që ishte më herët, plus Milani udhëton në St Petersburg për ndeshjen tjetër. Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm ndaj Zenitit”.

“Ata kanë shtatë lojtarë të përfaqësueses ruse dhe vetëm sa kanë shtuar kampionë të vërtetë si Hulk dhe Witsel. Plus ata janë taktikisht shumë të fuqishëm nën drejtimin e Spalletit”, ka thënë Capello për La Gazzetta dello Sport.

Milani do të presë Anderlechtin në fushë të vet më 18 shtator, para se të udhëtojë te Zeniti më 3 tetor dhe te Malaga tre javë më pas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...