Casillas synon edhe tetë vite te Real

dardanmiftari | Thursday, September 13, 2012 | 0 Komente

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, mendon se ai ka edhe tetë vite të mbetura për të qenë në top formë.

Casillas ka zbuluar se ëndërr e tij është t’i japë fund karrierën me Los Blancos kur të mbushë 39 vjet, pasi të ketë plotësuar tre dekada me gjigantin spanjoll.

“Do të ishte realizim ëndrre dhe një kënaqësi e vërtetë të përfundoj karrierën te klubi ku kisha privilegjin ta filloj kur isha vetëm nëntëvjeçar. Kam kontratë deri sa të mbush 36 dhe ëndërr e imja është të përfundoj kur t’i mbush 39”.

“Po ashtu jam i vetëdijshëm se po bëhet gjithnjë e më vështirë, ka më shumë kërkesa në ju, gjithmonë ka të tillë të cilët e vendosin shkopin më lartë dhe njerëzit nuk të lejojnë të mbetesh nën të. Është një përgjegjësi shtesë për mua”, ka thënë Casillas për faqen zyrtare të Realit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...