Chelsea pushton Londrën (VIDEO)
Ka përfunduar me rezultat 1-2 derbi londinez i zhvilluar në Emirates, ku Arsenali e ka regjistruar humbjen e parë këtë sezon nga Chelsea.
Një pasdite e bukur në Londër u shoqërua nga një ndeshje po aq e bukur futbollistike, e cila filloi me një lojë me ritëm të lartë, e dominuar nga Arsenali.
Mirëpo, Chelsea tregoi stabilitet në lojë dhe golin e gjeti në fazat e para të sfidës. Pas një harkimi në zonë, ishte Fernando Torres ai që shmangu bukur një lojtar duke shënuar nga një pozitë e pa përshtatshme me këmbë në portën e Vito Mannones, i cili ashtu-kështu nuk ishte kërkah në këtë takim (20’).
Arsenali vazhdoi të dominojë, por Chelsea rrezikonte me kundërsulme. Ishte Torres ai që shënoi përsëri nga një pozitë e vështirë, por gjyqtari nuk e pranoi golin pasi ishte në pozicion jashtë loje.
Arsenali sulmoi vazhdimisht dhe pas një pasimi të sakt nga Oxlade-Chamberlain, Gervinho ndali bukur topin për të shënuar golin e barazimit (42’) dhe gëzimin e tifozëve në Emirates.
Në pjesën e dytë Arsenali vazhdoi të dominojë, por nuk arriti të gjente golin e dytë, ndërsa këtë e realizoi Juan Mata për 2-1 pas 53 minutash lojë.
Në fund Wenger inkuadroi edhe Giroud dhe Walcott, por këta nuk bënë diferencën dhe ndeshje përfundoi me rezultat 2-1 në favor të Chelseat.
Me këtë fitore Chelsea arrin në kuotën e 16 pikëve pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, duke qëndruar në vendin e parë me të gjitha fitore dhe vetëm një barazim, ndërsa Arsenali mbete në pozitën e pestë me vetëm nëntë pikë.
Category: Futboll
0 Komente