City e Liverpooli fitojnë si mysafirë

dardanmiftari | Saturday, September 29, 2012 | 0 Komente

Liverpooli ka regjistruar fitore prej 5-2 si mysafir i Norwichit, ndërkohë që Manchester City ka triumfuar me rezultat 2-1 në terren të Fulhamit.

Në gjysmën e parë për Redsat e pati fjalën Luis Suarez, i cili shënoi dy gola (2’ dhe 38’).
Nuri Sahin e ngriti epërsinë në 3-0 porsa filloi gjysma e dytë (47’), ndërkohë që Suarez e kompletoi het-trikun e tij dhjetë minuta më vonë (57’).
Morison shënoi një gol për të ngjallur shpresat e vendasve për të mos pësuar debakël (61’), por kapiteni Steven Gerrard reagoi menjëherë për golin e pestë të mysafirëve (68’).
Rezultatin përfundimtar e vendosi Holt, tri minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit (87’).
Nga ana tjetër, Kun Aguero (43’) dhe Edin Dzeko (87’), janë përkujdesur që kampioni i Anglisë të fitonte në shtëpi të Fulhami, edhe pse u gjetën në disavantazh në fillim të ndeshjes (10’)nga goli i Petric, i cili shënoi nga penaltia. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...