Del Piero: Në Sydney për një karrierë të re

dardanmiftari | Sunday, September 16, 2012 | 0 Komente

Legjenda italiane e futbollit, Alessandro Del Piero, ka udhëtuar për në Australi, ku po përgatitet të hapë një kaptinë të re në karrierën e tij me klubin Sydney FC.

Ikona e Juventusit ka thënë se nuk është transferuar në A-League vetëm sa për ta mbyllur karrierën, porse për të filluar një aventurë të re.

“Nuk jam këtu për ta përfunduar karrierën. Jam këtu për të nisur një karrierë të re”, u ka thënë sulmuesi veteran gazetarëve në aeroport.

Gjatë qëndrimit 19-vjeçar te Juventusi, mes tjerash, Del Piero ka fituar tetë Scudetto dhe një trofe të Ligës së Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...