Emanuelson kërkon pozitën e startuesit
Urby Emanuelson është i vendosur t’ia sigurojë vetes pozitën e startuesit te Milani këtë sezon.
Holandezi mund të luajë si mbrojtës i majtë, anësor, mesfushor dhe madje edhe si sulmues dytësor, por qëndroi në karrige në fitoren e të shtunës ndaj Bolognas.
“Ishte kohë e vështirë për ne me gjithë ato transferime, por fatmirësisht tash kjo ka përfunduar dhe ne kemi siguruar fitoren e parë të sezonit”.
“Unë kam pasur një para-sezon të mirë dhe kam luajtur shumë vitin e kaluar, andaj tash dua të përqendrohen për të siguruar vendin në 11-shen startuese”.
“Nuk mjafton të bëj paraqitje të shpejta, por është e qartë se më duhet të dëshmohem që ta meritoj vendin tim. Në ndeshjen e fundit as nuk munda të luaj një minutë, por do të jem startues shumë shpejt”, ka thënë Emanuelson.
Category: Futboll
0 Komente