Euro 2020 të mbahet në 10 shtete?
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka zbuluar se mund të bëhen disa ndryshime në strukturën e kampionatit evropian që mbahet një herë në katër vjet.
Platini ka hedhur idenë kohë më parë që kampionati europian të mbahet në dhjetë shtete dhe tani ai ka premtuar se do të bisedojë me federatat e futbollit.
“Për disa muaj ne do të diskutojmë për këtë çështje me federatat e futbollit. Para fundit të vitit pritet të merren disa vendime”.
“Preferoj që europiani të mbahet në 13 shtete. Gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohej në të njëjtin vend, teksa 12 shtete tjera mund të marrin nga katër ndeshje”, është shprehur Platini.
Category: Futboll
0 Komente