Ferguson kërkon rikthimin e Ronaldos

dardanmiftari | Sunday, September 09, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, besohet se ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të punojnë në rikthimin e Cristiano Ronaldos te klubi nga Old Trafford.

Sunday Mirror shkruan se Ferguson ka kërkuar që të paguhet çfarëdo shume vetëm për ta kthyer Ronaldon në ‘shtëpinë e tij’. Kujtojmë që Ronaldo pak ditë më parë shprehu pakënaqësinë Real Madridin, duke ngritur zëra të shumtë për largim.

“Menaxheri e ka bërë të qartë kur Ronaldo iu bashkua Real Madridit, se nëse ai largohet nga Reali, do të kthehet në Old Trafford. Është një transfer që do të dëshmonte se United ende mund të konkurrojë me këdo për emrat më të mëdhenj në futboll”.

“Por, për momentin, vetëm Ronaldo e di nëse ai është serioz për t’u larguar nga Real Madridi, apo thjesht po kalon një moment të keq. Ferguson po e vëzhgon situatën e tij”, ka potencuar një burim brenda klubit anglez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...