Fitorja e parë e Realit, goli i 150-të i Ronaldos

Unknown | Sunday, September 02, 2012 | 0 Komente

Real Madridi ka regjistruar fitoren e parë në sezonin 2012/2013 në La Liga. Pas një barazimi dhe një humbjeje, Los Blancos kanë triumfuar me rezultat 3-0 përballë Granadas në Santiago Bernabeu.

Callejon dërgoi një top drejt Cristiano Ronaldos dhe portugezi me të majtën e futi nën këmbët e portierit Tono (26’), ndërsa ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Në gjysmën e dytë (54’), CR7 pranoi një top nga Di Maria dhe në tentativën e dytë e dyfishoi epërsinë, kurse ky ishte goli i 150-të i tij me fanellën e Real Madridit. Pas një ore lojë, Borja Gomez u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë për shkak të një ndërhyrje në Ronaldon, duke ua lehtësuar punët vendasve.

Lojtari që e zëvendësoi Cristianon, Gonzalo Higuain, u regjistrua në listën e golashënuesve pas asistimit të Karim Benzemas (76’) duke vendosur rezultatin përfundimtar të takimit. Pas tri xhirosh në Kampionatin spanjoll, Real Madridi numëron katër pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...