Heynckess: Jemi plot vetëbesim
Jupp Heynckes thotë se Bayern Munichu është plot vetëbesim para ndeshjes së sotme të grupit F të Ligës së Kampionëve, ndaj Valencias.
“Ne jemi plot vetëbesim. Vërtet duket se kemi shtuar kualitet në ekip gjatë verës dhe është mirë të kesh alternativa në karrigen e rezervave – kjo do të jetë e rëndësishme për pjesën e mbetur të sezonit”.
“Valencia është në mesin e top tre ekipeve në Spanjë – vetëm kujtoheni vtitin 2000 dhe 2001 [kur ata ishin në finale të Ligës së Kampionëve]”.
“Ekipi i sotëm është mirë i organizuar dhe fizikisht i fuqishëm. Presioni i tyre është i shkëlqyeshëm dhe kam shumë respekt për ta”, ka thënë Heynckess.
Category: Futboll

















0 Komente