Lahm lëvdon Martinezin
Kapiteni i Bayernit të Munichut, Philip Lahm ka lëvduar transferin e ri Javi Martinez, pas stërvitjes së tij të parë me klubin bavarez.
“Unë kam parë diçka nga ai në të kaluarën dhe unë e di se ai është futbollist i mirë. Këtë e kam parë edhe në stërvitjen e parë”, ka theksuar Lahm.
Martinez kaloi te Bayerni nga Athletic Bilbao për një shumë prej 40 milionë eurosh.
Category: Futboll
0 Komente